SHBA paralajmëron për sulme të DAESH-it në Afrikën e Jugut

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi sot se organizata terroriste e DAESH-it mund të jetë duke planifikuar një sulm terrorist kundër qendrave tregtare të populluara në Afrikën e Jugut.

SHBA paralajmëron për sulme të DAESH-it në Afrikën e Jugut

“Qeveria amerikane ka marrë informacione se grupet terroriste po planifikojnë të zhvillojnë sulme kundër zonave që mblidhen qytetarë amerikanë në Afrikën e Jugut, si për shembull qendrat tregtare dhe shëtitoret në Johannesburg dhe Cape Town”, thuhet në këtë deklaratë.

Madje thuhet gjithashtu, se planet për këto sulme përkojnë me thirrjet publike të DAESH-it për sulme terroriste gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që fillon të hënën.



Lajme të ngjashme