Rrugët e Francës janë zhytur në plehra

Grevat në Francë kundër projektligjit të punës, kanë ndikuar negativisht edhe qendrat e grumbullimit të plehrave.

504338
Rrugët e Francës janë zhytur në plehra

Në Paris, në qendrën më të madhe të grumbullimit dhe të riciklimit të plehrave, Ivry-Paris 13, punëtorët i janë përgjigjur thirrjes së sindikatave dhe që prej ditës së martë janë duke ngadalësuar punën.

Në qendrën ku me 200 kamionë transportohen 2 mijë tonë plehra çdo ditë, riciklohen 700 mijë ton plehra në vit. Por greva që ka filluar si një reagim kundër projektligjit të qeverisë që mundohet të ligjërojë, herë pas here bëhet shkak për grumbullime masive plehrash.

Dominique Derroult, një nga punonjësit në grevë tha për gazetarin e AA se kanë nisur grevën për të mbështetur punëtorët e tjerë të cilët protestojnë kundër reformës. ''Duam të vazhdojmë grevën deri sa qeveria të hedhë hap pas për reformën. Mesa shikojmë ndryshimet në sektorin privat do të ndikojnë edhe në sektorin shtetëror. Madje edhe për punonjësit shtetëror nuk ka për të mbetur ndonjë status i veçantë'' është shprehur ai.

Sipas projektligjit të shumë diskutuar, kohëzgjatja e punës ditore që është maksimum 10 orë do të rritet në 12 orë dhe punëtorët që duan të bëjnë ndryshim në kontratë, do të mund të hiqen nga puna.

Kurse për ata që punojnë part-time, nga 24 orë në javë që është minimumi, orari do të ulet edhe më shumë. Kurse për orarin jashtë pune  do të paguhen më pak.



Lajme të ngjashme