PYD nuk përfshihet në listën e organizatave terroriste të SHBA-së

Në listën amerikane të publikuar me titull “Organizatat e huaja terroriste” janë radhitur organizatat PKK, TAK, DHKP-C, MLKP dhe DAESH.

PYD nuk përfshihet në listën e organizatave terroriste të SHBA-së

Në listën e organizatave terroriste të SHBA-së nuk është e përfshirë organizata terroriste PYD.

Është publikuar lista e përgatitur nga Departamenti amerikan i Shtetit, me titull “Raporti i vendeve për terrorizëm 2015”.

Në listën amerikane të publikuar me titull “Organizatat e huaja terroriste” janë radhitur organizatat PKK, TAK, DHKP-C, MLKP dhe DAESH.

Autoritetet turke edhe më herët kishin paralajmëruar SHBA-në se PYD dhe YPG janë organizata terroriste.

Mirëpo zgjatimi i PKK-së në Siri, PYD dhe YPG nuk janë përfshirë në listë.

Në këtë raport për PYD-në dhe YPG-në bëhet fjalë vetëm në një vend.

Në këtë pjesë janë përfshirë grupet të cilat Turqia i konsideron si organizata terroriste.

Këtu u tha se Turqia PYD dhe krahun ushtarak të saj YPG i konsideron si organizata terroriste. Ndërkaq në raport u kushtua një vend i gjerë luftës së Turqisë kundër organizatave terroriste.

Në këtë raport, ku bëhet e ditur se prej korrikut të vitit 2015 e këtej në sulmet e organizatës terroriste PKK janë vrarë më shumë se 300 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë, u tha se në nivelin global vitin e kaluar u jetua ulje në sulmet e terrorit për 13%, ndërsa në Afganistan, Egjipt, Siri dhe Turqi u shënua rritje.

Organizata terroriste DAESH në këtë raport u vlerësua si kërcënimi më i madh ndërkombëtar.



Lajme të ngjashme