Putin mendon për dërgimin e forcave speciale në Siri

Ish-Zëvendësministri i Jashtëm të Rusisë, Andrey Fyodorov deklaroi se Putin është duke u konsultuar me zyrtarët ushtarak për dërgimin e përforcimeve me njësi speciale forcave ruse në Siri.

Putin mendon për dërgimin e forcave speciale në Siri

Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin mendon për të dërguar forcat speciale ruse në Siri.

Ish-Zëvendësministri i Jashtëm të Rusisë, Andrey Fyodorov në deklaratën e bërë për kanalin televiziv, Al-Xhazira me seli në Katar, ka thënë se Presidenti Putin është duke u konsultuar me zyrtarët ushtarak për dërgimin e përforcimeve me njësi speciale forcave ruse në Siri.

Duke e bërë të ditur se kjo është një çështje e ndjeshme për ushtrinë Fyodorov tha: “Ka dyshime serioze mbi dobinë e pjesëmarrjes së Rusisë në luftën tokësore në Siri. Madje kjo do të mund të ngatërroj edhe më shumë procesin dhe shkaktoj edhe më shumë mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo në mesin e rretheve politike dhe ushtarake ka edhe të tillë që janë të mendimit se kjo duhet të bëhet”.

Ndërhyrja ruse në Siri ka filluar para 8 muajve, gjatë asaj kohe Putin kishte deklaruar se aktualisht nuk kanë ndonjë plan për pjesëmarrje në operacione tokësore.

Ndërkaq Vladimir Putin në muajin mars kishte urdhëruar tërheqjen e trupave ruse nga Siria me arsyetim se është arritur qëllimi në një masë të madhe, ndërsa bazat detare dhe ajrore në Tartus dhe Hmejmim do të vazhdojnë me detyrë.

Edhe pse Moska zyrtare në bazë të vendimit ka tërhequr një numër të avionëve, ajo ende vazhdon me sulme ajrore.



Lajme të ngjashme