Iran-Qëndrimi i Esadit në krye të vendi është "vijë e kuqe" për ne

Kryekëshilltari i liderit fetar të Iranit, Ali Ekber Velajeti u prononcua në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.

Iran-Qëndrimi i Esadit në krye të vendi është "vijë e kuqe" për ne

Kryekëshilltari i liderit fetar të Iranit, Ali Ekber Velajeti, duke nënvizuar faktin se Rusia dhe Irani janë dakorduar për të mbajtur në pushtet Beshar Esadin në Siri, ka pohuar se kjo është vija e kuqe për vendin e tij. 

Në një deklaratë për gazetën “El-Ahbar” në Liban, Velajeti ka folur për zhvillimet më të fundit në rajon si dhe mbi politikën e Iranit ndaj Sirisë. 

Duke nënvizuar se Irani është në bashkëpunim të plotë me Rusinë për të mbajtur në pushtet Esadin, Velajeti u shpreh: "Pala ruse insiston që Esadi të qëndrojë në detyrë. Edhe Irani në lidhje me qëndrimin e tij në pushtet është i vendosur. Qëndrimi i Esadit në pushtet për ne është vija e kuqe."

"Irani dhe Hizbullahu ndihmon fizikisht pushtetin legjitim të Sirisë. Ne ju kemi thënë miqve tanë rus që jemi të vendosur në lidhje me këtë temë. Edhe Rusia filloi të kuptojë që nuk ka kush të vijë në vend të Esadit. Nëse Esadi ikën nga detyra atëherë Siria do të bëhet edhe më keq se Libia", ka pohuar Velajeti.



Lajme të ngjashme