Gjermani-Shirat e rrëmbyeshëm marrin jetët e 5 personave

Ujërat e rrëmbyeshëm kanë shkulur pemët nga rrënjët, ndërsa automjetet i mori uji.

502869
Gjermani-Shirat e rrëmbyeshëm marrin jetët e 5 personave

Në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në landin e Bavarisë në jug të Gjermanisë, kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

Në këtë rajon ku një numër i madh i shtëpive ka mbetur të vërshuar dhe ku një pjesë ka mbetur pa energji elektrike, ujërat e rrëmbyeshëm kanë shkulur pemët nga rrënjët, ndërsa automjetet i mori uji. Edhe në qytetin Xanten një tren mbeti në rrugë për shkak të baltës e cila bllokoi shinat hekurudhore.

Në anën tjetër pritshmëritë për reshje të fuqishme në zonën Wesel të landit të Renanisë së Vestfalisë Veriore alarmuan këtë vend për fatkeqësi.

Bëhet e ditur se rrugët në disa zona të landit kanë mbetur të vërshuar nga uji.

Ndërkaq në qytetin Triftern kanë mbetur të bllokuar rreth 250 fëmijë në një shkollë dhe në dy kopshte fëmijësh.

Kryetari i Bashkisë së Trifternit, Walter Czech ka thënë se qendra e qytetit u vërshua brenda disa orësh.

Czech tha se krahas ekipeve zjarrfikëse edhe ekipet e rojeve bregdetare janë në detyrë pa ndërprerë.

Edhe në Baden-Wurtenberg që është fqinji i Bavarisë dhe Renanisë së Vestfalisë Veriore, të reshurat shkaktuan përmbytje dhe dëme të mëdha materiale. 



Lajme të ngjashme