Rrugët e Parisit shndërrohen në fushëbetejë

Përdorimin i forcës joproporcionale nga ana e forcave të sigurisë ndaj protestuesve në qytete të ndryshme të vendit, u bë temë e debateve.

Rrugët e Parisit shndërrohen në fushëbetejë
fransa polis müdahalesi basın2.jpg
fransa polis müdahalesi basın3.jpg
fransa polis müdahalesi basın1.jpg

Projektligji i ri i punës, të cilin qeveria franceze përpiqet ta miratojë në parlament, bëri që rrugët të shndërrohen në fushëbetejë.

Ndërkaq përdorimi i forcës joproporcionale nga ana e forcave të sigurisë ndaj protestuesve në qytete të ndryshme të vendit, u bë temë e debateve.

Një ngjarje e jetuar gjatë protestave në qytetin Rennes është e natyrës së provëve të kësaj çështjeje.

Forcat policore, të cilat ndërhynë edhe ndaj gazetarëve të cilët filmonin ngjarjen, ndaluan një gazetar dhe kërkuan nga ai ti fshijë fotot një e nga një.

Ndërkohë qëndrim dyfytyrësh i medias perëndimore ndaj Republikës së Turqisë dhe liderit të saj, është bërë edhe më i dukshëm me protestat në Francë kundër ligjit të ri të punës.

Mediat amerikane dhe evropiane, të cilat përkrahnin kundër qeverisë së zgjedhur turke protestuesit në parkun Gezi, të filluara me pretekstin për mbrojtjen e disa pemëve, radhiten përkrahë qeverisë franceze kur bëhet fjalë për protesta të ngjashme në vendet e tyre.

Organet mediatike perëndimore si CNN, BBC, France 24 injoruan përdorimin e dhunës joproporcionale nga ana e policisë franceze ndaj protestuesve.

Revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, në një kohë kur jeta në Paris erdhi deri në pikën e paralizimit për shkak të protestave në faqen e parë të saj publikoi lajmin me titull “Parisi, bukuri e pashuar”.

Kanali amerikan CNN nuk përkrahu punëtorët e pafajshëm në përleshjet e jetuara në Paris, por publikoi lajme me titull “Franca përgatitet për protesta në mbar vendin”, “Franca tronditet nga protesta në mbar vendin”, me të cilat përkrahu qeverinë franceze.

Edhe shtëpia mediatike angleze BBC, publikoi lajme përkrahëse ndaj qeverisë franceze duke përdorur tituj si “Panik i naftës në Francë” e “Protesta në Francë vijnë duke u rritur”.



Lajme të ngjashme