Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ish-diktatori i Çadit dënohet me burgim të përjetshëm

Diktatori u dënua me burgim të përjetshëm për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-diktatori i Çadit dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-diktatori i përmbysur i Çadit, Hissene Habre u dënua me burgim të përjetshëm për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata e jashtëzakonshme afrikane në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, e shpalli fajtor Habre për vrasje, zhdukje dhe torturimin e mijëra njerëzve, në periudhën kur ishte në krye të shtetit nga viti 1982 deri në vitin 1990.

Hissene Habre pas një periudhe të shkurtë të detyrës së kryeministrit në vitin 1970 kaloi në krye të Forcave të Armatosura të Çadit Verior.

Pas marrjes së pushtetit në vitin 1982 Habre doli në krye të vendit ku mbeti për 8 vjet.

Diktatori u përmbys sërish me një grusht shtet ndërsa kërkoi strehim në Senegal, ku u arrestua në vitin 2013.

Këtu ai vitin e kaluar për herë të parë doli para gjykatës.



Lajme të ngjashme