Gjermani – Shirat e rrëmbyer shkaktojnë edhe viktima

Katër persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në pjesën jugore të Gjermanisë për shkak të shirave të rrëmbyer, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, bënë të ditur autoritetet e vendit.

500894
Gjermani – Shirat e rrëmbyer shkaktojnë edhe viktima
almanya-da fırtına ve sel 2.jpg
almanya-da fırtına ve sel 3.jpg

“Në Schwabisch Gmund, një qytet në afërsi të Shtutgartit (jugpërendim), një vullnetar i forcave zjarrfikëse vdiq në përpjekje për të shpëtuar një burrë i cili po mbytej nga vërshimi i ujit në një kalim nëntokësor hekurudhor”, njoftuan shërbimet e qytetit.

Një njësi speciale e policisë mundi të nxirrte në sipërfaqe dy trupat e pajetë.

Më në veri, në Weissbach, një burrë rreth të gjashtëdhjetave vdiq i mbytur në një garazh të nëndheshëm, i përfshirë nga vërshimi i ujit.



Lajme të ngjashme