Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Skarphedinsson: SHBA, BE, Rusia dhe Iraku të kontribuojnë për rikthimin e refugjatëve pas luftës

Ossur Skarphedinsson, raportuesi nga Islanda, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, tha se SHBA, BE, Rusia dhe Iraku të kontribuojnë për rindërtimin e Sirisë pas luftës.

Skarphedinsson: SHBA, BE, Rusia dhe Iraku të kontribuojnë për rikthimin e refugjatëve pas luftës

“Për të rindërtuar Sirinë pas daljes nga lufta dhe rikthimin e sirianëve për kontribut në vendin e origjinës duhet që SHBA-ja, BE-ja, Rusia dhe Iraku të ulen bashkë për të diskutuar.

Kështu deklaroi të shtunën Ossur Skarphedinsson, raportuesi nga Islanda, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë.

Ossur Skarphedinsson, raportuesi për ekonominë dhe sigurinë e krizës së emigracionit dha këtë përgjigje pas pyetjes së përfaqësuesit të Greqisë.

Kriza e emigrantëve, vijoi ai, lidhet me pasigurinë për shkak të sulmeve terroriste. “Kemi kontrolle të kufirit pas sulmeve terroriste në Paris e Bruksel. Suedia, Danimarka dhe Franca kanë kërkuar të zgjasin kontrollet në kufij edhe për 6 muaj të tjerë pas pasigurisë së krijuar”, tha ai.

Skarphedinsson vuri theksin edhe tek mungesa e bashkëpunimit të shërbimeve inteligjente në Evropë, siç ndodhi në rastet e sulmeve.

Ndërkohë përfaqësuesi i Belgjikës në këtë panel, deklaroi se “jo çdo emigrant është terrorist por grupet terroriste po përdorin fluksin e emigrantëve”. “Nuk kemi më kohë që të shpërfillim këto situata për shkak të politikës”, tha ai, ndërsa mbështeti integrimin e refugjatëve jo vetëm në mësimin e gjuhës por edhe në vlera evropianë.



Lajme të ngjashme