Izraeli deklaron se nuk do të ndërtojnë më në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i Ndërtimit deklaroi se nuk do të ndërtojnë më në Bregun Perëndimor.

Izraeli deklaron se nuk do të ndërtojnë më në Bregun Perëndimor

Politika e qeverisë izraelite është që të mos ndërtojë në kolonitë hebreje në Bregun Perëndimor, deklaroi ministri izraelit i Ndërtimit, Yoav Galant, i partisë centriste ”Kulanu”, i cituar nga e përditshmja ”Haaretz”.

Sipas gazetës, këtë deklaratë ministri e ka bërë gjatë një takimi me komunitetin hebre në SHBA.

”Megjithatë, ministria që unë drejtoj nuk është e vetmja përgjegjëse për ndërtimet, pasi në këtë territor ka edhe projekte me karakter privat dhe aktivitete të drejtuara nga ministri të tjera”, shtoi ai.

Në një koment në radion ushtarake të vendit, ministrja izraelite e Drejtësisë, Ayelet Shaqed tha se ”në Giudea-Samaria (Bregu Perëndimor) nuk po ndërtohet pothuajse fare”.



Lajme të ngjashme