Udhëheqja amerikane ‘justifikon’ përdorimin e simboleve të YPG-së nga ushtarët amerikanë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner bëri një deklaratë në lidhje me simbolet e YPG-së që mbajnë nëpër uniforma ushtarët amerikanë në Siri.

499280
Udhëheqja amerikane ‘justifikon’ përdorimin e simboleve të YPG-së nga ushtarët amerikanë

Pavarësisht se komandanti dhe zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it nën pararojën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Steve Warren ka përdorë shprehjen “e papërshtatshme” në lidhje me simbolet e YPG-së që mbajnë nëpër uniforma ushtarët amerikanë në Siri, nga udhëheqja e Uashingtonit ka ardhur edhe një herë një deklaratë mbështetëse ndaj YPG-së.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin në mënyrë operacionale dhe këshilltare YPG-në që është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri.

Zëdhënësi Toner, përdori shprehjen: “edhe pse nuk mund të them se ndërmjet organizatës terroriste PKK dhe YPG-së nuk ka asnjë lidhje, ato janë dy krijime të ndryshme”.

Kurse komandanti dhe zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it nën pararojën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Steve Warren, në lidhje me simbolet e YPG-së që mbajnë nëpër uniforma ushtarët amerikanë në Siri, kishte bërë një deklaratë me anë të një video-konference nga Bagdadi.

“Mbartja e simboleve të YPG-së nuk është në autorizim dhe nuk është e përshtatshme. Ne kemi kaluar në kontakt me partnerët ushtarakë dhe aleatët tanë në rajon” tha Warren.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushollu ka reaguar me një gjuhë të ashpër më lidhje me këtë çështje.

“Një vend shumë ambicioz në luftën kundër terrorit dhe që pranohet si një shtet aleat përdor në uniforma stemat e organizatës terroriste që ka kryer dy sulmet e fundit në Ankara. Dhe këtë e justifikojnë se po e bëjnë për të garantuar sigurinë e tyre. Atëherë këshilla që u bëjmë atyre është që edhe kur të shkojnë në rajonet e tjera të Sirisë të mbajnë në uniformë edhe stemat e DAESH-it, Al-Nusrës, Al-Kaedës. Kur të shkojnë në Afrikë të vendosin stemën e Boko-Haramit”, cilësoi shefi i diplomacisë turke.



Lajme të ngjashme