O'Brien: Regjimi sirian dënon civilët duke mos lejuar ndihmat humanitare

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Koordinatori i Çështjeve Humanitare dhe i Emergjencave Stephen O'Brien, bëri të ditur se regjimi sirian në muajin maj është përgjigjur pozitivisht vetëm 14 nga 34 prej aplikimeve të autokolonave të ndihmave.

499326
O'Brien: Regjimi sirian dënon civilët duke mos lejuar ndihmat humanitare

O'Brien, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të zhvilluar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, u lidh me anë të video-konferencës ku dha informacione në lidhje me gjendjen e fundit.

Ai bëri të ditur se 592 mijë e 700 njerëz janë nën rrethim në Siri dhe shumica e tyre janë nën rrethimin e regjimit.

“Qeveria siriane kufizon në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e Kombeve të Bashkuara për të dërguar ndihma. Kjo qeveri pengon dërgimin e ndihmave themelore mbi 40% të popullsisë që synohet” tha O'Brien.

Ai kritikoi regjimin sirian pasi nga autokolonat që lejon të kalojnë, nxjerr pajisjet mjekësore dhe ushqimin për fëmijët. “Ky qëndrim përveç mendimit se regjimi kërkon të dënojë civilët, nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë tjetër” tha Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Koordinatori i Çështjeve Humanitare dhe i Emergjencave Stephen O'Brien.



Lajme të ngjashme