Moska synon zgjatjen e embargos ushqimore ndaj BE-së

Moska synon të zgjasë deri në fund të vitit 2017 embargon e saj ushqimore që i është imponuar vendeve perëndimore për shkak të krizës ukrainase, njoftoi kryeministri rus, Dmitri Medvedev.

499059
Moska synon zgjatjen e embargos ushqimore ndaj BE-së

“Kam urdhëruar që të përgatiten propozime për një zgjatje të këtyre masave jo për një vit por deri në fund të 2017”, deklaroi Medvedev, i cituar nga agjencitë ruse.

Një masë e tillë, që pritet të miratohet nga presidenti Vladimir Putin, do t’i japë më shumë hapësirë sektorit bujqësor rus.

Paralajmërimi i Medvedev vjen në një moment që vendet e Bashkimit Evropian janë duke diskutuar për një zgjatje të sanksioneve të tyre kundër Rusisë, që prekin bankat, sektorin e mbrojtjes dhe të energjisë. Deri tani këto masa janë rinovuar çdo gjashtë muaj.



Lajme të ngjashme