Mbytja e anijes së tretë brenda tre ditëve, 45 të vdekur në Mesdhe

Trupat e të paktën 45 personave të vdekur u nxorën nga uji si edhe 135 emigrantë u shpëtuan pas mbytjes së një anijeje, e treta gjatë tri ditëve të fundit në qendër të detit Mesdhe, njoftoi sot Marina Italiane.

Mbytja e anijes së tretë brenda tre ditëve, 45 të vdekur në Mesdhe

”Trupat e pajetë si edhe migrantët e shpëtuar, po i drejtohen një porti italian”, tha Marina Italiane, pa përmendur emrin e portit.

Të mërkurën, Marina Italiane shpëtoi më shumëse 550 persona në një anije të tejmbushur me emigrantë.

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Itali pritet të rritet pas përmirësimit të motit.

Që nga e hëna, autoritetet italiane kanë shpëtuar më shumë se 12 000 emigrantë.



Lajme të ngjashme