Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

AIEA: Irani i përmbahet respektimit të angazhimeve për dosjen bërthamore

Irani është angazhuar seriozisht për respektimin e programit bërthamor, sipas një raporti të AIEA-së, i dyti prej hyrjes në fuqi në muajin janar të marrëveshjes me fuqitë e mëdha për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër këtij shteti.

AIEA: Irani i përmbahet respektimit të angazhimeve për dosjen bërthamore

Ky raport pozitiv mundëson vijimin e zbatimit të marrëveshjes. Agjencia ndërkombëtare e energjisë atomike (AIEA) shprehet me vërtetësi se Teherani nuk ka pasuruar uranium me gradë të ndaluara nga marrëveshja, dhe nuk ka shkelur marrëveshjen në lidhje me reaktorin me ujë të rëndë Arak.

Stoku iranian i uraniumit me një pasurim në shkallë të ulët, material për përdorim civil që mund të shndërrohet në armë bërthamore nëpërmjet një procedure pasurimi, nuk e ka tejkaluar limitin e përcaktuar prej 300 kilogramë.

Niveli i ujit të rëndë nuk e ka tejkaluar nivelin e autorizuar prej 130 ton, siç ishte rasti gjatë periudhës së mëparshme të verifikimit. Verifikimi nga AIEA-ja ka vijuar siç ishte rënë dakord.

Bëhet fjalë për raportin e dytë të vlerësimit dhe i dyti në radhë me rezultate pozitive nga ana e AIEA-së, pas atij të muajit shkurt me hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 16 janar.



Lajme të ngjashme