OSDH: Koalicioni ndërkombëtar kryen 150 sulme ajrore

Koalicioni i kryesuar nga Uashingtoni ka ndërmarrë rreth 150 sulme ajrore kundër DAESH-it në provincën siriane të Raka (veri) ndërsa terroristët po pengojnë civilët të largohen nga qyteti, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

498954
OSDH: Koalicioni ndërkombëtar kryen 150 sulme ajrore

“Këto sulme ajrore po ndërmerren në kuadër të mbështetjes së ofensivës së nisur disa ditë më parë në pjesën veriore të kësaj province që kanë si objektiv pozicionet e DAESH-it përreth qyteteve Tal Abyad dhe AIn Issa”, sipas OSDH-së.

“U shënua një intensifikim serioz i sulmeve ajrore, më i madhi i regjistruar prej ditës së parë të fillimit të operacionit”, bëri të ditur drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.

 



Lajme të ngjashme