Zbulohet pajisja ELT e avionit të rrëzuar egjiptian

Bëhet e ditur se është zbuluar vendndodhja e Transmetuesit Emergjent të Lokalizimit (ELT) të avionit të Linjave Ajrore Egjiptiane, tip Airubus A320, që u rrëzua në Mesdhe gjatë fluturimit në linjën Paris-Kajro të 19 majit.

Kreu i komisionit hetues të formuar për hetimin e ngjarjes, piloti Eymen el-Mukaddem ka thënë se pajisja e ELT-së, e cila aktivizohet në mënyrë manuale apo automatike në rast të ndonjë aksidenti, është gjetur 5 km larg nga vendi i rrëzimit të avionit.

Mukaddem tha se pajisja i është dorëzuar ekipeve të kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura, ndërsa shtoi se për gjetjen e “kutisë së zezë” (pajisja e regjistrimit të fluturimit të avionit) është angazhuar një kompani e huaj.

Avioni i Linjave Ajrore Egjiptiane kishte humbur nga radari më 19 maj në hapësirën ajrore të Egjiptit mbi Detin Mesdhe.

Në avion ndodheshin 56 pasagjerë në mesin e të cilëve 3 ishin fëmijë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ku 7 prej tyre ishin stjuardese. Në mesin e pasagjerëve 30 ishin egjiptianë, 15 francezë, 2 irakianë dhe të tjerët anglezë, belgë, kuvajtianë, sudanezë, sauditë, shtetas të Çadit, portugezë, algjerianë dhe kanadezë.

Lajme të ngjashme