Testimet e avionëve F-35 janë shtyrë për vitin 2018

Këtë vonesë që do të ndikoj edhe në kalendarin e dorëzimeve të avionëve F-35 e bëri të ditur Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Frank Kendall.

Testimet e avionëve F-35 janë shtyrë për vitin 2018

Testimet e fundit të avionëve luftarak të tipit F-35 të prodhuar nga konsorciumi i partnerëve të përbërë prej 9 shteteve në mesin e të cilëve ndodhet edhe Turqia nuk do të kryhen deri në vitin 2018.

Këtë vonesë që do të ndikoj edhe në kalendarin e dorëzimeve të avionëve F-35 e bëri të ditur Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, përgjegjës për teknologji dhe logjistikë në Ushtrinë Amerikane, Frank Kendall.

Kendall nëpërmjet një telekonferencë të zhvilluar nga komplekset ushtarake në Arizona, informoi gazetarët në Pentagon në lidhje me zhvillimet.

“Ne rishqyrtuam planifikimin e testimeve operacionale dhe kemi arritur në konsensus që sipas të gjitha gjasave testimet do të kryhen në vitin 2018. Synonim që këto testime të kryhen deri nga mesi i vitit 2017, por është e qartë se nuk do të mund ta realizojmë këtë”, - ka thënë Kendall.

Ndërkaq gjeneralbrigade Christopher Bogdan, përgjegjës për programin e avionëve F-35 deklaroi se planifikojnë që në janar ose shkurt të vitit 2018 të fillojnë me testime kapitale të avionit.

Bogdan tha se vonesa u shfaq si pasojë e nevojës së përditësimit të softwareve dhe pajisjeve në 23 avionët.

Bëhet e ditur se pas vonesave që do të jetohen në testime do të mund të ketë edhe shkarje të datave të dorëzimit.

Avionët të tipit F-35, për të cilat thuhet se janë katër herë më efikas se avionët e gjeneratës së katërt të tipit F-16 dhe F-18, kanë mundësi të ndërmarrjes së sulmeve ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Kjo gjeneratë e re e avionëve, të cilat janë të pakapshëm në radar, është vënë në jetë pas projektimit në vitin 1990 nga ana e konsorciumit ndërkombëtar të paraprirë nga Anglia dhe SHBA.

Ndërkaq partnerët të tjerë të këtij konsorciumi, në të cilin Turqia është përfshirë në vitin 2002, janë Austria, Kanadaja, Danimarka, Italia, Holanda, Norvegjia, Anglia dhe Gjermania. Ndërsa Izraeli dhe Japonia do të marrin avionë nga konsorciumi si blerës të huaj të pajisjeve ushtarake të SHBA-së.

Vendeve partnere të konsorciumit avionët do ti dorëzohen sipas kërkesave të parashtruara.

Pritej që Turqia në vitin 2017 të marr pjesën e parë të porosisë prej 100 avionëve të tipit F-35.



Lajme të ngjashme