Kreu i OKB-së, apel Seulit dhe Phenianit për rifillimin e negociatave

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka kërkuar nga Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut që të rifillojnë negociatat mes tyre.

Kreu i OKB-së, apel Seulit dhe Phenianit për rifillimin e negociatave

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka kërkuar nga Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut që të rifillojnë negociatat mes tyre.

“Pheniani dhe Seuli duhet të gjejnë sërish rrugën e dialogut” tha Ban Ki-Moon në fjalën e rastit gjatë një forumi në Jeju, një ishull në jug të Koresë së Jugut.

Përkrahës i fuqishëm i përpjekjeve lidhur me pajtimin e dy vendeve, kreu i OKB-së tha se "ndërtimi i marrëdhënieve të mira mes dy Koreve është i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme jo vetëm në Gadishullin Korean, por në të gjithë rajonin".

Koreja e Jugut refuzoi propozimin e javës së kaluar të Koresë së Veriut “për të realizuar bisedime ushtarake” duke i kërkuar Phenianit që “t’i kushtojë përparësi çarmatimit bërthamor”.

Mun Sang-Gyun, një nga zëdhënësit e Ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes, theksoi se një fillim i bisedimeve të Seulit me Korenë e Veriut, vend ky që ende nuk ka bërë asgjë në lidhje me çarmatimin bërthamor, “mund të sjellë dobësimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Phenianit”.

Në një dalje publike në fund të muajit të kaluar, Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye, shprehej e bindur se fqinjët e tyre veriorë mund të kryejnë prova bërthamore sipas dëshirës dhe se ishin shumë pranë lëshimit të një tjetër rakete balistike me rreze të mesme.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka vendosur sanksione të rënda ndaj Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit deklaroi se kishte testuar një bombë hidrogjeni më 6 janar dhe një raketë balistike më 7 shkurt të këtij viti.



Lajme të ngjashme