Tokio angazhon 27600 agjentë për mbrojtjen e samitit të G7-ës

Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të policisë japoneze të paktën 23 mijë trupa policore do të jenë në gatishmëri gjatë punimeve të samitit të G7-ës.

Tokio angazhon 27600 agjentë për mbrojtjen e samitit të G7-ës

Do të jenë të paktën 23 000 trupa policore në gatishmëri për zhvillimin e samitit të G7-ës në Ise-Shima, në Japoninë Qendrore, njoftoi të martën Agjencia Kombëtare e policisë japoneze.

Rreth 4 600 policë të tjerë do të vendosen në Hiroshima, qyteti ku presidenti amerikan Barack Obama do të shkojë pas përfundimit të samitit.

Një shërbim i zgjeruar sigurie është vendosur në aeroportin e Chubus dhe në ishullin e Kashikojimas, ku do të zhvillohen takimet mes delegacioneve.

Forcat speciale, në bashkëpunim me rojat bregdetare do të jenë në gatishmëri për të mënjanuar përpjekjet për sulme terroriste nga deti.

Pas atentateve në Francë dhe Belgjikë, autoritetet lokale kanë rritur sigurinë edhe në stadiumet, teatrot dhe ambientet e tjera publike të vendit.

Samiti i G7-ës do të zhvillohet në datat 26-27 maj.



Lajme të ngjashme