Blair: DAESH-i mposhtet vetëm me ndërhyrje tokësore

Ish-kryeministri britanik Tony Blair thotë militantët e organizatës terroriste që veprojnë në Siri dhe Irak nuk mund të mposhtet vetëm me sulme ajrore.

Blair: DAESH-i mposhtet vetëm me ndërhyrje tokësore

Organizata terroriste DAESH mund të mposhtet vetëm nëse në luftën tokësore angazhohen edhe ushtritë e fuqive perëndimore, mësohet të ketë thënë ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Blair theksoi se militantët e DAESH-it nuk mund të mposhten vetëm me sulme ajrore. Në vend të kësaj, ka vijuar laburisti Blair, "forcat duhet të udhëheqin një luftë të vendosur në terren kundër tyre", me ndihmën e forcave britanike, amerikane dhe forcave tjera perëndimore.



Lajme të ngjashme