Uashingtoni i kërkoi Moskës të bëjë presion tek regjimi i Esadit për armëpushim

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë presion mbi aleatët e tij mes grupeve opozitare siriane të vazhdojnë të respektojnë me respektimin e armëpushimit.

Uashingtoni i kërkoi Moskës të bëjë presion tek regjimi i Esadit për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkoi dje homologut të tij rus, Sergei Lavrov që të bëjë presion mbi regjimin sirian, aleat të Moskës, që të mos bombardojë më opozitën, duke rrezikuar shpërbërjen e armëpushimit.

Paralelisht, Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë presion mbi aleatët e tij mes grupeve opozitare siriane të moderuara të vazhdojnë të respektojnë këtë ndërprerje të luftimeve, që parimisht kanë hyrë në fuqi që në fund të shkurtit, pavarësisht ofensivës së zhvilluar nga forcat e armatosura të presidentit, Bashar Al Asad.

SHBA-ja dhe Rusia janë ndërmjetës në procesin diplomatik të Vjenës, të Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes ndaj Sirisë (GISS) që u mblodh sërish javën e kaluar në kryeqytetin austriak, por pa bërë përparime të ndjeshme.



Lajme të ngjashme