Siri - Të paktën 101 të vdekur nga 7 autobomba në Tartus dhe Jabala

Të paktën 101 persona u vranë sot nga shpërthimi i shtatë autobombave në dy zona bregdetare në perëndim të Sirisë, bastione të regjimit të Esadit, sipas një bilanci të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).

“Bëhet fjalë për 48 të vrarë në Tartus dhe 53 në Jabala, ku shumica janë civilë, si pasojë e shpërthimeve gati të njëkohshme të 7 makinave bombë, 5 prej të cilave kishin kamikazë brenda”, thuhet në komunikatën e SOHR-së.

Sulmet në Tartus dhe Jabala, qytete bregdetare të provincës Latakia, kanë shkaktuar gjithashtu dhjetëra të plagosur, shumica e të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kemi të bëjmë me atentatet më të përgjakshme në këto zona që prej fillimit të luftës në Siri pesë vite më parë”, theksoi drejtori i SOHR-së, Rami Abdulrahman.

Pa vonuar shumë, përgjegjësia e sulmeve u mor përsipër nga organizata terroriste, DAESH.

Dy qytetet në fjalë kanë qenë relativisht jashtë konfliktit me pasojë të paktën 250 mijë të vdekur sipas Kombeve të Bashkuara. Por këto shifra shkojnë mjerisht deri në 365 mijë sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe në afro 470 mijë sipas Qendrës Siriane për Kërkime Politike (SCPR).

Lajme të ngjashme