Parisi lejon grupin terrorist PYD të hapë përfaqësi

Pas Rusisë dhe Gjermanisë edhe Franca ka lejuar hapjen e zyrës përfaqësuese për PYD, që është derivati i organizatës terroriste PKK në Siri.

Parisi lejon grupin terrorist PYD të hapë përfaqësi

Vendet perëndimore vazhdojnë dyfytyrësinë në çështjen e terrorit

Nga njëra anë këto vende bëjnë kufizime serioze në fushën e të drejtave të njeriut nga frika e përballjes me sulme terroriste në qytetet e tyre, kurse kur bëhet fjalë për organizatën PKK, që i ka lyer duart me gjak, të njëjtat vende hiqen sikur janë flamurtare të lirisë.

Shembulli i fundit i kësaj ka ndodhur në Francë.

Parisi zyrtar i ka hapur krahët për PYD, e cila është krahu i organizatës terroriste PKK në Siri.

Në Francë, vend që zbaton ende ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste të nëntorit të kaluar, është marrë një vendim i gëzuar për organizatën terroriste PKK, e cila pothuajse çdo ditë merr jetë njerëzish në Turqi, bijtë e të cilës bien dëshmorë në përpjekje me këtë organizatë separatiste.

Pas Rusisë dhe Gjermanisë derivati i organizatës gjakatare, PYD ka hapur përfaqësi edhe në Francë.

Njoftohet se zyra e përfaqësisë me seli në Paris do të jetë pika e takimit të simpatizantëve të organizatës terroriste që jetojnë në Francë.



Lajme të ngjashme