Obama konfirmon vdekjen e liderit taleban

Gjatë vizitës që është duke realizuar në Vietnam, Presidenti amerikan, Barack Obama, konfirmoi vdekjen e mulla Mansour, shef i talebanëve afganë, gjatë një bombardimi amerikan.

abd taliban operasyon.jpg

“Kjo vdekje është një moment historik në përpjekjet tona të gjata për rikthimin e paqes dhe prosperitetit në Afganistan”, vlerësoi presidenti, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë të publikuar gjatë vizitës së Obamës në Vietnam.

Mollahu Akhtar Mansour kishte marrë kreun e Talebanit në korrik 2015 pas shpalljes së vdekjes së paraardhësit të tij, mulla Omar.



Lajme të ngjashme