Mesazhet automatike nga avioni i EgyptAir për praninë e zjarrit në bord

Avioni Airbus A320 i linjës EgyptAir që u rrëzua në Mesdhe ka transmetuar mesazhe automatike që konfirmojnë praninë e tymit në kabinë, bënë sot të ditur hetuesit e aviacionit civil francez.

Mesazhet automatike nga avioni i EgyptAir për praninë e zjarrit në bord

Zyra e Hetimit dhe Analizës (BEA) konfirmoi se ka patur mesazhe Acars (Aircraft Communication Addressing and Reporting System) të transmetuara nga avioni duke bërë të ditur praninë e tymit në kabinë pak përpara ndërprerjes së transmetimit të të dhënave”, deklaroi një zëdhënës i shtypit francez.

“Ka shumë për të interpretuar dhe kuptuar rreth shkaqeve të aksidentit derisa nuk kemi gjetur as mbetjet e avionit, as regjistruesit. Fokusi i hetimit është rigjetja e mbetjeve të avionit dhe regjistruesit.



Lajme të ngjashme