Familjet e viktimave të fluturimit MH17 padisin Putinin dhe Rusinë

“Kërkesa për dëmshpërblim, në shumën 10 milionë dollarë australianë (6,4 milionë euro) për çdo padi, u deponua në CEDH në Strasburg, nga kabineti australian ‘LHD Lawyers’ më 9 maj”, sipas “Sydney Morning Herald”.

Familjet e viktimave të fluturimit MH17 padisin Putinin dhe Rusinë

Familjet e viktimave të fluturimit MH17 të “Malaysia Airlines”, të rrëzuar ndërkohë që fluturonte mbi Ukrainë në vitin 2014, padisin Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin, në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (CEDH), njoftoi gazeta.

“Kërkesa për dëmshpërblim, në shumën 10 milionë dollarë australianë (6,4 milionë euro) për çdo padi, u deponua në CEDH në Strasburg, nga kabineti australian ‘LHD Lawyers’ më 9 maj”, sipas gazetës.

Në bord të avionit ndodheshin 298 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, shumica holandezë, që vdiqën më 17 korrik 2014, kur avioni Boeing 777 që fluturonte në lindje të Ukrainës, i nisur nga Amestredami dhe duke vajtur për në Kuala Lumpur, u rrëzua nga një raketë e prodhimit rus.



Lajme të ngjashme