Ndalim qarkullimi në Bagdad pas protestave të dhunshme

Një ndalim qarkullimi u dekretua dje në Bagdad ku përkrahës të liderit shiit Moqtada Sadr hynë në zyrën e kryeministrit irakian që ndodhet në Zonën e Gjelbër në masa të larta sigurie.

494849
Ndalim qarkullimi në Bagdad pas protestave të dhunshme

Shumë persona janë plagosur kur hynë në Zonën e Gjelbër dhe të tjerë jashtë saj kur forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës kundër turmës për ta mbajtur jashtë këtij sektori ku qëndrojnë ambasadat dhe institucionet kryesore irakiane.

Forcat e sigurisë goditën gjithashtu me plumba por për momentin nuk ka informacione mbi numrin e saktë të plagosurve as mbi natyrën e plagëve.



Lajme të ngjashme