Greqi-Egjipt do të bashkëpunojë për avionin e zhdukur

Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se vendi i tij dhe Egjipti do të bashkëpunonin ngushtë në kërkimet për avionin e kompanisë “Egyptair”.

Greqi-Egjipt do të bashkëpunojë për avionin e zhdukur

Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se vendi i tij dhe Egjipti do të bashkëpunonin ngushtë në kërkimet për avionin e kompanisë “Egyptair”, me numër fluturimi MS804, vetëm një ditë pas zhdukjes së tij në lindje të Mesdheut.

Cipras i shprehu ngushëllimet presidentit egjiptian, Abdul Fatah al-Sisi gjatë një bisede telefonike.

Ndërkohë, autoritetet egjiptiane kanë konfirmuar se mbetjet e aeroplanit të gjetura të enjten, në afërsi të ishullit grek Karpathos, i takojnë aeroplanit të zhdukur të kompanisë ”EgyptAir”.

Kompania gjithashtu ka informuar familjarët e pasagjerëve dhe të ekuipazhit.



Lajme të ngjashme