Gjermani - Koalicioni CDU-CSU shënon sërish rënie

Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti Infotest-dimap koalicioni në pushtet i Unionit Kristiandemokrat (CDU) me Unionin Kristiansocial (CSU) ka shënjuar një minimum të ri mbështetjeje nga ana e qytetarëve gjermanë.

494417
Gjermani - Koalicioni CDU-CSU shënon sërish rënie

Koalicioni i Unionit Kristiandemokrat (CDU) i kancelares Angela Merkel me Unionin Kristiansocial (CSU) ka arritur në një minimum të ri mbështetjeje nga ana e qytetarëve gjermanë, ndërkohë që e djathta populiste e Alternativës për Gjermaninë (Alternative fuer Deutschland, AfD) konfirmohet në vendin e tretë me 15 për qind, doli nga një sondazh i realizuar nga instituti Infotest-dimap për emisionin “Deutschlandtrend” të televizionit publik ARD.

Sipas këtij sondazhi, aleanca CDU-CSU ka humbur një pikë krahasuar me dy javë më parë duke prekur nivelin 32 për qind, më i ulëti që nga tetori i vitit 2011.

Në nivele të qëndrueshme janë aleatja e koalicionit qeveritar, SPD me 21 për qind, ndërkohë që AfD ndodhet në vendin e tretë me 15 për qind, Të Gjelbrit 12, Linke nëntë dhe liberalët e FDP-së në shtatë për qind.



Lajme të ngjashme