Avionë turq, grekë dhe francezë në operacionin e kërkimit të “Egyptair”

Avionë turq, grekë dhe francezë si dhe prania e një fregate greke po marrin pjesë në skuadrën e kërkimeve të avionit të linjës “Egyptair”, që u rrëzua në Mesdhe në brigjet e ishullit grek të Karpatos me 66 persona në bord.

Avionë turq, grekë dhe francezë në operacionin e kërkimit të “Egyptair”

”Mjetet u dislokuan në pjesën jugore dhe juglindore të ishullit”, saktësoi kapiteni i anijes “Didier Piatton” duke shtuar se disa mjete të tjera janë parashikuar të vihen në funksion për domosdoshmëri të parashtruara nga ana e autoriteteve egjiptiane, të cilat do të koordinojnë kërkimet.

Në këtë mision, do të ketë një fazë të parë të kërkimit në sipërfaqe të avionit, të pasagjerëve dhe më pas një fazë të mëtejshme të kërkimit të mbetjeve në pjesën ujore dhe të kutisë së zezë për të cilën do të ndërhyjnë mjete të specializuara si nëndetëse sulmuese.

“Çështja më e rëndësishme është dërgimi i mjeteve në një kohë sa më të shkurtër në mënyrë që zona e kërkimit të jetë e kufizuar sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Avioni i linjës “Egyptair” që përshkonte itinerarin Paris-Kajro kishte në bord 70 persona, në mesin e së cilëve 30 shtetas egjiptianë dhe 15 francezë, i cili u rrëzua sot në Mesdhe pas zhdukjes nga radarët për arsye ende të paqarta. Asnjë hipotezë e mundshme (qoftë aksident apo sulm) nuk përjashtohet për këtë rast.



Lajme të ngjashme