Tusk kritikon ashpër deklaratat e ish-kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson

Kryetari i Këshillit Evropian deklaroi se Boris Johson “ka tejkaluar kufijtë e diskursit racional”.

492898
Tusk kritikon ashpër deklaratat e ish-kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson

Johnson deklaroi se BE-ja ka qëllime të ngjashme me ato të udhëheqësit nazist, Adolf Hitler.

Ndaj deklaratës së ish-kryebashkiakut të Londrës, Donald Tusk reagoi duke thënë se “Kur dëgjoj se BE-ja krahasohet me planet dhe projektet e Adolf Hitler-it, nuk mund të hesht. Argumentet e tilla absurde duhet me besim të plotë të injorohen nëse nuk janë formuluar prej ndonjë politikani me ndikim të partisë në pushtet”.

Në prag të përgatitjeve të britanikëve për referendum, i cili do të vendosë për qëndrimin ose daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Johnson krahasoi Unionin e vendeve evropiane me Hitlerin, duke shtuar se të dyja palët “janë përpjekur dhe përpiqen që Evropa të bashkohet në super shtet, nën një autoritet të vetëm”.

“Boris Johnson tejkaloi kufijtë e racionales, duke treguar amnezi politike. Në njëfarë mënyre, tregoi gjendjet psikike dhe emocionale të shumë evropianëve, jo vetëm në Britani të Madhe. Megjithatë, kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë arsyetim për turbullira të tilla të rrezikshme”, - tha Tusk në konferencën gjatë vizitës në Kopenhagë. 



Lajme të ngjashme