Siri - Sulme ajrore në Ar-Rastan, vriten 13 civilë nga e njëjta familje

Një sulm ajror i regjimit të Esadit ndaj një vendbanimi në Ar-Rastan, qyteti i tretë më i madh i provincës siriane të Humusit, u mori jetën sot 13 civilëve nga e njëjta familje.

493390
Siri - Sulme ajrore në Ar-Rastan, vriten 13 civilë nga e njëjta familje

Siç bëjnë të ditur shumë dëshmitarë okularë, sulmi në fjalë ka shkaktuar edhe një numër të madh të plagosurish.

Qyteti Ar-Rastan, që ndodhet 25 km në veri të qendrës administrative të Humusit dhe 22 km nga Hama, mbahet i rrethuar nga forcat besnike të Esadit prej gati një vit e gjysmë.

Elektriciteti dhe uji i rrjedhshëm në rubinetet e banesave mungojnë prej një kohe të gjatë në këtë qytet.

Trupat e regjimit sirian organizojnë çdo ditë sulme ajrore dhe tokësore në Ar-Rastan, ku për më tepër nuk hyjnë as ndihmat humanitare.



Lajme të ngjashme