Siri – Qytetet e izoluara do ti marrin ndihmat nga ajri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një deklaratë që bëri të martën në Vjenë tha se qytet e izoluara nga forcat e regjimit në Siri ndihmat ushqimore do të mund ti marrin nga ajri nëse OKB-ja do të ketë qasje në këto zona.

492852
Siri – Qytetet e izoluara do ti marrin ndihmat nga ajri
yeni safak fotografi suriye kadinlar.jpg

Qytetet e izoluara në Siri nga forcat e regjimit do të përfitojnë ndihma ushqimore ndërkombëtare nga ajri nëse OKB-ja nuk do të mundet të ketë akses humanitar, njoftoi të martën Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në Vjenë.

“Duke nisur nga data 1 qershor, nëse OKB-ja nuk do të mundet të ketë akses humanitar në një prej këtyre zonave, ISSG-ja (Grupi ndërkombëtar në mbështetje të Sirisë), atëherë do t’i kërkojë Programit Botëror të Ushqimit të vërë menjëherë në zbatim një program të transportit ajror në të gjitha zonat që do të kenë nevoja imediate”, deklaroi Kerry.



Lajme të ngjashme