Panel me rastin e 100-vjetorit të marrëveshjes Sykes-Picot

Ekspertët pjesëmarrës në këtë panel janë të mendimit se kjo marrëveshje nxori në pah kufijtë artificial në Lindjen e Mesme.

492506
Panel me rastin e 100-vjetorit të marrëveshjes Sykes-Picot

Në Uashington të SHBA-së u organizua paneli me temë “100-vjetori i marrëveshjes Sykes-Picot: Rishikimi i hartës së Lindjes së Mesme bashkëkohore”.

Ekspertët pjesëmarrës në këtë panel janë të mendimit të njëjtë se kjo marrëveshje nxori në pah kufijtë artificiale që janë shkaktarë të problemeve për të cilat deri më sot ende nuk i është gjetur ndonjë zgjidhje e qëndrueshme.

Në këtë panel të organizuar nga ana e Institutit Amerikan për Ndërmarrje (AEI) që është njëra prej institucioneve të rëndësishme të mendimit, morën pjesë Elliot Abrams nga Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme, ish-ambasadori i SHBA-së në Irak dhe Siri, Ryan Crocker, nga Universiteti i Miamit, Adeed Dawisha dhe nga Instituti i Uashingtonit për Studime të Lindjes së Afërt, Oliver Decottignies.

Abrams tha se marrëveshja Sykes-Picot nuk shkatërroi identitetin e vërtetë, por thuri në mes tyre kufij “artificial”, ndërsa shtoi se posaçërisht tensionimi suni-shii do të jetë për një kohë të gjatë temë e debateve.

Duke mbrojtur qëndrimin se në 100-vjetorin e marrëveshjes në fjalë, qasja e udhëheqjes së Obamas ndaj Lindjes së Mesme është problematike, Abrams tha: “Ngjarjet në Siri nuk ndodhën brenda një nate, por ishte e qartë se ato do të ndodhin, megjithatë Uashingtoni zgjodhi të qëndron mënjanë dhe të vështroj”.

Ndërkaq Dawisha bëri të ditur se mendimi se në Lindjen e Mesme gjithmonë ka patur shpërbërje është një qasje anakronike.

Edhe ish-diplomati Crocker tha se marrëveshja Sykes-Picot nuk shërben për asgjë tjetër veçse për prishjen e ekuilibrave në rajon.

Marrëveshja e fshehtë Sykes-Picot, e cila u vendos gjatë Luftës së Parë Botërore më 16 maj 1916 mes Britanisë dhe Francës me qëllim të ndarjes së territoreve të Perandorisë Osmane në Lindjen e Mesme, doli në pah me publikimin e dokumenteve sekrete të diplomacisë cariste të Rusisë pas Revolucionit Bolshevik në vitin 1917.



Lajme të ngjashme