Angelina Jolie përshëndet përpjekjet e Turqisë për refugjatët

Ambasadorja e vullnetit të mirë e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie, mori pjesë në një aktivitet në lidhje me krizën e refugjatëve të organizuar në Londër të Anglisë.

Angelina Jolie përshëndet përpjekjet e Turqisë për refugjatët

Aktorja e Hollywoodit dhe njëkohësisht e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie-Pitt, ka thënë se Turqia bëri sakrificë të madhe në krizën e refugjatëve.

Ambasadorja e vullnetit të mirë e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie, mori pjesë në një aktivitet në lidhje me krizën e refugjatëve të organizuar në Londër të Anglisë.

Në fjalën e saj të mbajtur këtu ajo tha se Evropa është vetëm një pjesë e vogël e problemit global të refugjatëve, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Më shumë se 60 milionë njerëz në mbarë botën janë zhvendosur, shifër kjo që është më e larta në 70 vitet e fundit. Ne në perëndim as nuk jemi në mes të krizës e as nuk jemi prej atyre që bëjmë sakrifica të mëdha”.

Angelina Jolie gjithashtu bëri të ditur se sistemi ndërkombëtar humanitar për refugjatët ka dështuar, ndërsa shtoi se vendet që kanë frikën e migrimit janë duke garuar mes tyre.

Ajo ka përshëndetur politikat e refugjatëve të vendeve të tilla si Turqia, Pakistani, Libani, Irani, Etiopia dhe Jordania, duke thënë se këto vende bënë sakrifica të mëdha.



Lajme të ngjashme