Palestinë - Shpresa, e gjallë edhe pas 68 vitesh

Një numër i madh palestinezësh organizuan të dielën në Gazë një marshim me rastin e 68-vjetorit të Nakbas apo të Ditës së Katastrofës së Madhe.

Palestinë - Shpresa, e gjallë edhe pas 68 vitesh

Palestinezët pjesëmarrës në këtë marshim ngritën pankarta me mbishkrimet “Do të kthehemi patjetër!” dhe “Rruga e kthimit është lufta dhe bashkimi!”.

Lideri i Fatahut në Rripin e Gazës, Zakaria al-Agha, njëherësh anëtar i Komitetit Qendror të Fatahut dhe i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO EC), deklaroi se përmes këtij marshimi palestinezët i dalin për zot të drejtës për t’u rikthyer në territoret e tyre historike, nga të cilat u dëbuan në vitin 1948, që shënon Eksodin Palestinez.

Data 15 maj evokohet nga palestinezët si “Katastrofa e Madhe” për shkak të shpalljes së pavarësisë së Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, më 14 maj 1948, si dhe mërgimit të tyre me detyrim jashtë shtetit.



Lajme të ngjashme