Liga Arabe, apel bashkësisë ndërkombëtare për më shumë presion ndaj Izraelit

Liga Arabe përmes një komunikate me shkrim që bëri me rastin e 68-vjetorit të ngjarjes Nekbe (Fatkeqësia e Madhe) dënoi praktikat arbitrare, raciste dhe që ndezin fitilin e luftës në rajon.

Liga Arabe, apel bashkësisë ndërkombëtare për më shumë presion ndaj Izraelit

“Duhet bërë më shumë presion mbi Izraelin që përdor forcën dhe që qëndron në këmbë me pushtim për të zbatuar vendimet legjitime ndërkombëtare, me në krye Rezolutën Nr.194 në lidhje me refugjatët palestinezë që është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të 1948-s”, është thirrja që Liga Arabe i bën bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Komunikata thekson edhe një herë që paqja është e pamundur të arrihet pa iu rikthyer territoret popullit duke krijuar një shtet të pavarur palestinez të banueshëm dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor brenda kufijve të vitit 1967 dhe në zbatim të vendimeve ndërkombëtare.

Nekbe” ndërkohë që për palestinezët është “Dita e Fatkeqësisë”, për izraelitët është dita e krijimit të shtetit hebre. Në procesin e 14 majit 1948 gjetën vdekjen më shumë se 700 mijë palestinezë, kurse më shumë se 13 mijë të tjerë u ekzekutuan. Kurse sot më shumë 5 milionë palestinezë jetojnë në kampet e refugjatëve larg atdheut të tyre.



Lajme të ngjashme