Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjermani - Boni mirpret konferencën për klimën

Në fokus të punimeve të konferencës do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Parisit për parandalimin e ngrohjes globale.

Gjermani - Boni mirpret konferencën për klimën

Përfaqësues nga 195 shtete ishin sot të pranishëm në Bon për sesionin e parë të bisedimeve që nga konferenca COP21-së, për t’i dhënë formë projektit mbi klimën ende i paplotë, miratuar në dhjetor për parandalimin e ngrohjes globale.

Në fillim të seancës plenare, thirrja për mobilizim u drejtua në mënyrë të veçantë për miratimin sa më të shpejtë të marrëveshjes. Vendet në zhvillim ritheksuan rëndësinë e finalizimit të procesit i cili varet nga mbështetjet e premtuara.

“Faza e negociatave varet gjerësisht nga ne, ndërsa po hyjmë në një fazë bashkëpunimi. Mbarë bota është e bashkuar në këtë angazhim”, u shpreh zyrtarja e lartë e OKB-së për çështjen e Klimës, Christiana Figueres, në fillim të sesionit që pritet të zgjasë deri më 26 maj.

“Marrëveshja e Parisit na parashtron një formë nxitjeje, e cila shërbeu si një mekanizëm i jashtëzakonshëm”, u shpreh presidentja e COP21, ministrja franceze e Mjedisit, Ségolène Royal.



Lajme të ngjashme