Takimi i Salman-Kerry për Sirinë

Mbreti Salman i Arabisë Saudite u takua sot me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry për situatën në Siri dhe Libi, njoftuan disa përgjegjës amerikanë.

Takimi i Salman-Kerry për Sirinë

Takimi u zhvillua në Jeddah, qytet port në perëndim të Arabisë Saudite që shërben si kryeqytet veror për mbretërinë.

Pak çaste para takimit, Kerry falenderoi monarkun saudit për bashkëpunimin efikas të vendit të tij me SHBA-në në shumë dosje.

Në këtë takim pritet të bisedohet për mbledhjet që parashikohen këtë javë në Vjenë, sipas përgjegjësve amerikanë.



Lajme të ngjashme