Hollande kërkon të bëhet më shumë për vendet e prekura nga Boko Haram

Presidenti francez, François Hollande i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për rajonin e liqenit të Çadit i prekur nga sulmet e Boko Haram, ndërkohë që homologu i tij nigerian kërkoi një ndihmë prej 960 milionë eurosh për vendet e kësaj zone

Hollande kërkon të bëhet më shumë për vendet e prekura nga Boko Haram

“Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të bëjë më shumë sot”, tha Hollande në hapje të një mbledhje mbi sigurinë në prani të shumë krerë shtetesh afrikane si dhe të përfaqësuesve të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Presidenti nigerian, Muhammadu Buhari, pritësi i kësaj mbledhje, vlerësoi nga ana e tij se “ndihma e nevojshme për zhvillimin e rajonit është 960 milionë euro, pasi duhen çrrënjosur arsyet nga të cilat përfiton terrorizmi”.

“Dy milionë e gjysmë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, 210 000 janë refugjatë në vendet fqinje dhe 4,5 milionë persona janë në situatë pasigurie ushqimore, ku 300 00 prej tyre fëmijë”, theksoi presidenti nigerian.



Lajme të ngjashme