Përpjekjet e regjimit për të rrethuar Halepin

Avionët luftarakë që i përkasin ushtrisë ruse, zhvillojnë sulme të intensifikuara ajrore në rajonin Handarat, që është pika e vetme e daljes së atyre që janë kundër udhëheqjes në Halep.

Përpjekjet e regjimit për të rrethuar Halepin

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, edhe forcat e regjimit janë duke sulmuar nga toka me murtaja dhe topa artilerie ndërkohë që avionët rusë bombardojnë rrugën Kastallo.

Drejtori i Përgjithshëm i Publikimeve të Sheba Press në Halep, Mamun Hatib, tha se objektivi i vetëm i rusëve është që të marrin nën kontroll ngushticën e Kastillo-Handarat që përdoret nga opozitarët dhe të rrethojnë Halepin.

Mamun Hatib u shpreh gjithashtu se regjimi sirian me ndihmën e avionëve rusë, është duke sulmuar dhunshëm prej ditësh këtë rajon.

“Forcat e Esadit dje sulmuan rajonin me milicët e brigadës El Kudus (Jerusalem), Iranit dhe Irakut. Forcat e regjimit që u përballën me rezistencën e opozitarëve patën humbje të mëdha dhe u detyruan të tërhiqen nga rajoni” tha Hatib.



Lajme të ngjashme