Obama kritikon qëndrimin e Moskës në rajonin baltik

Presidenti amerikan, Barack Obama dënoi, para krerëve të pesë vendeve nordike, praninë ushtarake agresive të Rusisë në rajonin baltik, duke i kërkuar Moskës të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare.

Obama kritikon qëndrimin e Moskës në rajonin baltik

“Ne jemi të bashkuar në shqetësimet tona për sa i përket pranisë dhe sjelljes agresive ushtarake të Rusisë në rajonin nordiko-balltik”, deklaroi Obama në përfundim të një takimi në Shtëpinë e Bardhë me krerët e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Islandës dhe Norvegjisë.

Shpesh herë gjatë javëve të fundit, avionët rusë kanë fluturuar pranë anijeve apo avionëve amerikanë në Detin Baltik, nën sfondin e tensioneve të vazhdueshme mes dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë.



Lajme të ngjashme