Ushtria iraniane tërhiqet pas humbjeve të rënda në Siri

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA) ushtarët e varur nga Divizioni i 25-të i Qerbelasë janë larguar nga rajoni dhe janë kthyer në atdhe.

Ushtria iraniane tërhiqet pas humbjeve të rënda në Siri
gjeneralet iraniane te vrare ne Siri.jpg

Agjencia e Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA) citon Zëdhënësin e Ushtrisë së Gardës Revolucionare, Husejin Ali Riza, të ketë thënë se ushtarët e varur nga Divizioni i 25-të i Qerbelasë janë larguar nga rajoni dhe janë kthyer në atdhe.

12 kufomat e ushtarëve që humbën jetën në luftimet me opozitarët në Han Tuman në jug të Halepit gjenden në duart e opozitarëve, kështu që për shkak të luftimeve që vazhdojnë në terren nuk kemi mundësi ti marrim, ka pohuar Riza duke shtuar se 9 nga 21 ushtarët e plagosur që kurohen në spital janë transferuar për në Iran.

Pas luftimeve që filluan ditën e premte në pjesën perëndimore të Han Tuman ndërmjet Ushtrisë Fetih (ngadhënjimi) të opozitarëve dhe forcave të regjimit sirian e gjithë provinca Han Tuman kishte kaluar në duart e opozitarëve.

Në këto luftime forcat e regjimit dhe të Iranit kishin pësuar humbje të rënda.

Edhe pse Komanda e Ushtrisë së Gardës Revolucionare thotë në një deklaratë se këto përleshje kanë vdekur gjithsej 15 ushtarë iranianë, nga këta 2 kanë qenë oficerë madhorë (gjeneralë), burimet e opozitarëve pretendojnë se janë vrarë mbi 50 ushtarë dhe militantë iranianë.

Ndërkohë media iraniane ngjarjen e ka cilësuar si një “tragjedi”.

Autoritetet iraniane bëjnë sikur nuk i shikojnë sulmet që kryen regjimi i Esadit në Halep pavarësisht marrëveshjes së arritur për armëpushimin. Teherani thotë se Ushtria Fetih, e krijuar nga grupet opozitare në Siri, e ka shkelur armëpushimin në Halep duke u shkaktuar humbje të mëdha forcave të regjimit dhe aleatëve të tij.

Që nga fundi i vitit 2012, kur regjimi i Esadit në Siri filloi të binte, Irani dërgoi në këtë vend ushtarët e Gardës Revolucionare. Pasi vendimit që bëri të ditur Rusia më 13 mars për reduktimin e kontingjentit të saj ushtarak në Siri, Irani dërgoi në Siri edhe forcat speciale me qëllim për të mbushur boshllëkun. Për momentin ushtarët iranianë luftojnë kundër opozitarëve në jug të Halepit.

Sipas të dhënave që gazetari i agjencisë turke AA ka përpiluar nga shtypi iranian mësohet se që nga shkurti i vitit 2013 e deri tani nga konfliktet në Siri janë vrarë 11 gjeneralë iranianë.

Së fundmi të premten e kaluar në rajonin Han Tuman në jug të Halepit humbi jetën gjeneralbrigade Xhevad Durbin. Ndërsa më parë në shtypin iranian është raportuar se në rajonet Damask, Halep dhe Kunejtra kanë humbur jetën gjeneralët Hasan Shateri, Muhammed Xhemalizade, Abdullah İskenderi, Xhabbar Derisavi dhe Ali Allahdadi.

Gjithashtu edhe në tetor të vitit të kaluar ishin vrarë në Halep gjeneralbrigade Hüseyin Hemedani, i cili kishte qenë ndihmës i Kasım Suleymanit, komandantit të Forcave Jeruzalem, forca të cilat janë të lidhura me Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit. Në rajonin Hama janë vrarë dy prej gjeneralëve të Gardës Revolucionare, përkatësisht Fershad Hasunizade dhe Haxh Hamid Muhtarbend, i njohur ky me kodin "Ebu Zehra". Ndërsa në mesin e gjeneralëve të tjerë të Gardës Revolucionare të vrarë gjatë konflikteve në Siri janë edhe gjeneralbrigade Muhsin Kaxharijan me gjeneralbrigade Hasan Ali Shemsabadi.



Lajme të ngjashme