Obama do të zhvillojë një vizitë historike në Hiroshima

Presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë këtë muaj një vizitë në qytetin japonez të Hiroshimës, mbi të cilin trupat amerikane hodhën një bombë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Obama do të zhvillojë një vizitë historike në Hiroshima

Në vizitën e tij historike, Obama do të shoqërohet nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, para një vizite në Vietnam dhe para samitit të G7-ës në Ise-Shima, Japoni.

”Vizita e tij në Hiroshima nxjerr në pah vendosmërinë e vazhdueshme të presidentit Obama për paqen dhe sigurinë në një botë pa armë bërthamore”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Obama është presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Hiroshimën.



Lajme të ngjashme