Merkel humbet mbështetjen e shumicës së votuesve gjermanë

Sipas një sondazhi të paktën 64 për qind e gjermanëve janë kundër një mandati të ri të kancelares Angela Merkel.

Merkel Kucinskis AB Türkiye anlaşması.jpg

Të paktën 64 për qind e gjermanëve janë kundër një mandati të ri të kancelares Angela Merkel, sipas një sondazhi të kryer për llogari të revistës së njohur kushtuar kulturës politike ”Cicero”.

Sondazhi u zhvillua javën e kaluar nga instituti INSA, bazuar në një kampion prej 2 000 personash.

Kancelarja nuk gëzon sidomos mbështetjen e votuesve me moshë 45 deri në 55 vjeç dhe mbështetjen e gjermanolindorëve.

Kundër zgjedhjes së saj si kancelare, në zona të tilla të lindjes si në Turingia dhe në Saksoni, përqindja është respektivisht 79 dhe 76.

 



Lajme të ngjashme