ShBA-Rusi shtojnë përpjekjet për Sirinë

Moska dhe Uashingtoni vazhdojnë të rrisin përpjekjet për një zgjidhje politike të konfliktit në Siri.

ShBA-Rusi shtojnë përpjekjet për Sirinë

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u angazhuan të hënën duke rritur përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit sirian dhe në zgjerimin e armëpushimit, hyrë në fuqi në Siri më 27 shkurt, në tërë territorin e vendit.

“Federata e Rusisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord për të dyfishuar përpjekjet për arritjen e një zgjidhje politike të konfliktit sirian”, deklaruan Moska dhe Uashingtoni, që kanë funksion bashkëdrejtues të Grupit Ndërkombëtar në mbështetje të Sirisë, në një deklaratë.

“Të dyja palët njohën progrese në respektimin e armëpushimit në Siri, por nënvizuan se vështirësitë vijojnë ende në disa zona të vendit, kryesisht problemi i aksesit humanitar në zonat e izoluara”, referuar deklaratës.



Lajme të ngjashme