Regjimi i Esadit sulmon tregun, vriten 10 civilë

Në Siri, si pasojë e sulmit ajror në një treg në nënprefekturën Binnis të Idlibit nga avioni luftarak i regjimit të Esadit, u vranë 10 civilë, ndër të cilët edhe gra edhe fëmijë.

487948
Regjimi i Esadit sulmon tregun, vriten 10 civilë

Në këtë sulm u plagosën edhe 25 civilë.

Autoritetet e mbrojtjes civile në Binnis, bënë të ditur se të plagosurit, me ndihmën e ekipeve mjekësore dhe mbrojtjes civile, u nxorën nga vendngjarja dhe u dërguan në spitalet fushore në nënprefekturë.

Edhe muajin e kaluar, si pasojë e sulmit ajror në një treg në nënprefekturën Maret el-Numan të Idlibit, humbën jetën 28 civilë.



Lajme të ngjashme