Gjermani – Sulm vdekjeprurës me thikë në një stacion treni

Një person i paidentifikuar ka plagosur me thikë 4 vetë në stacionin e trenit të qytezës Grafing të Mynihut në Gjermani.

almanya polis.jpg

Një burrë i paidentifikuar ka sulmuar me thikë udhëtarët herët sot në mëngjes në stacionin e trenit në Mynih, duke plagosur të paktën katër persona.

Siç bëjnë të ditur burimet policore njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Policia dyshon se sulmi mund të jetë kryer për motive politike.

Zëdhënësja e policisë gjermane Michael Grob deklaroi se agresori është arrestuar dhe se autoritetet po punojnë për të përcaktuar identitetin e tij.

Incidenti ka ndodhur herët në mëngjes në Grafing të periferisë lindore të Mynihut.

“Natyra e saktë e sulmit është duke u verifikuar”, tha zëdhënësi i prokurorisë.



Lajme të ngjashme